Ulen çmimet e gazit për Evropën
Moskë, 23 nëntor - Kompania ruse Gazprom planifikon në fillim të vitit të ardhshëm të bëjë njëfarë ulje të çmimeve të gazit që furnizohet në Evropë, tha Kreu i koncernit Aleksei Miller.
Tani konsumatorët evropianë paguajnë mesatarisht 446 $ për një mijë metra kub gaz.
Miller tha gjithashtu se vitin e ardhshëm Gazprom do të rrisë me 8% furnizimet e kësaj lënde hidrokarbure në Evropë.
Sipas parashikimeve, vëllimi i tyre do të arrijë deri në 164 miliardë metra kub gaz.
Rritja e vëllimeve të furnizimit do të realizohet për llogari të gazsjellësit Nord Stream, i cili u vu në shfrytëzim në nëntor.