Ukraina kërkon ulje çmimi për gazin rus
Kiev, 9 qershor - Ministri i Energjisë i Ukrainës Volodymyr Demchyshyn tha dje se Kievi shpreson në arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë për të ulur çmimin e gazit natyror.
\"Mendoj se marrëveshja do të arrihet, nuk dyshoj për këtë,\" tha Demchyshyn gjatë një konference shtypi.
Nëse Ukraina do të arrijë zbritje të re çmimi, duhet t\'i paguajë Moskës të paktën 295 dollarë amerikanë për 1,000 metër kub gaz sipas kontratës së nënshkruar në vitin 2009, tha ministri, duke shtuar se ky çmim do të jetë më i lartë se 250 dollarë, që Kievi i paguan vendeve europiane për të njëjtën sasi.
\"Nëse rusët duan të na shesin gaz, ata duhet të ofrojnë çmimin e tregut,\" përfundoi Demchyshyn.