27 Dhjetor 2024

U zbukurohet fshati me trafo të re

Deçan, 7 maj - Trafo dhe pajisjet energjetike përcjellëse kanë rritur ndjeshëm kualitetin e shërbimeve në Maznik të Deçanit. Ata thonë se jeta e tyre sot është shumë më kualitative

Qytetarët e Maznikut të Deçanit janë mjaft të lumtur këto ditë. Ata i gëzoi KEDS-i me trafon e re, sikurse rrjetin përcjellës që ua ka stabilizuar tensionin. Edhe peripecitë e Veton Ramajt kanë marrë fund sa i përket energjisë elektrike.

“Kur kishte ndeshje futbolli i ndërroja prizat e televizorit në mënyrë që të shuaja kureshtjen mos ndonjëri nga ta ka tension pak më të lartë e ta shikoja ndeshjen. Tash nuk ka nevojë ta bëj një gjë të tillë. S’kam besu në këtë ndërrim kaq të madh për të mirë”, thotë ai, teksa punonte në përgatitjen e tokës për të mbjellat pranverore.

“Kemi heq keq. Jetesa nuk ishte e lehtë dekadat e fundit. Trafo e re pos që na ka stabilizu tensionin dhe na ka lehtësu jetën, e ka zbukuru edhe lagjen. E falënderoj nga zemra KEDS-in”, thotë bashkëfshatari i Vetonit, Ahmet Dervishaj.

KEDS ka ndërtuar partneritet të vërtetë me banorët e këtij fshati të largët, që shtrihet në malet ndërmjet Deçanit e Gjakovës. Këtë e pohon edhe kryetari i Maznikut, Jeton Ramaj.

“Bashkëpunimi është në nivelin më të lartë. Punëtorët e KEDS-it kanë bërë një punë të paepur për ta përfunduar projektin. Nuk e kishin aspak e lehtë për shkak të terrenit të thyer. Ne u kemi ndihmuar me aq sa kemi mundur”, thotë Ramaj.

KEDS ka investuar në këtë fshat, pasi rrjeti i trashëguar ishte në një gjendje shumë të keqe. Dhjetëra familje furnizoheshin nga një trafo që gjendej buzë malit, mbi një kilometër larg shtëpive të banimit. Gjendjen e rëndonin pajisjet tjetra përcjellëse shumë të vjetra. Kjo bënte që rënia e tensionit të ishte e vazhdueshme. KEDS nuk qëndroi duarkryq. Përpiloi projektin dhe e zbatoi atë.

Pas investimit, gjendja ka ndryshuar diametralisht. Sot, maznikasit kanë shërbime shumë më kualitative, brenda standardeve të furnizimit me energji elektrike.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)