U inaugurua investimi në TS Prishtina 2
Prishtinë, 21 korrik - Është bërë inaugurimi dhe lëshimi në punë i transformatorit të zgjeruar në trafostacionin 110/10 kV Prishtina 2. Tash, ky trafostacion nuk do të ketë më mbingarkesë.
Mbësthes plotësisht KEK-un për investime të tilla të qëlluara prej të cilave përfitojnë direkt qytetarët, tha ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula. Me anë të këtij investimi do të eliminohen fytet e ngushta, sikurse shërndarja e energjisë elektrike do të jetë më e lehtë, shtoi Pula.
Investimi kap vlerën prej 1 milion eurosh dhe është bërë nga mjetet vetanake të KEK-ut, sikurse edhe punët janë kryer nga vetë punëtorët e korporatës. KEK i ka prioritet konsumatorët. Për tu ofruar shërbime më kualitative po bën investime në rrjetin e shpërndarjes anëkend vendit., tha Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut.
KEK po punon për ndërtimin e nënstacionit 110 kV (kilovolt) Vaganicë në Distriktin e Mitrovicës, Prishtina VI dhe Gjilani V. Nga këto projekte do të përfitojnë direkt konsumatorët, sikurse do të vazhdojë rritja e vlerës së aseteve, shtoi Gjukaj.
Ngarkesa në TS Prishtina 2 në sezonin dimëror ka qenë për 10 për qind më e madhe se fuqia e instaluar e këtij trafostacioni 2x31.5 MVA (megavolt amper).Kjo, dhe rritja e vazhdueshme e konsumit kanë qenë arsyet kryesore për rritjen e kapacitetit të këtij TS. Është bërë furnizimi me transformator energjetik 63 MVA me gjithë pjesët rezervë me tension 110/10 kV. Përgatitjen e bazamentit, instalimin dhe testimin e mbrojtjes, komandimit dhe sinjalizimit si dhe dhe ndërtimin e zbarave i kanë kryer vetë punëtorët e Departamenteve të Divizionit të Shpërndarjes.
Fuqia e instaluar e TS Prishtina 2 110/10 kV tani është 94.5 MVA dhe me këtë është eliminuar fyti i ngushtë në këtë trafostacion për 15-20 vjetet e ardhshme.
Ky nuk është projekti i vetëm kapital i kryer sivjet në Rrjetin e Shpërndarjes. Gjatë 2010 investime janë kryer edhe në TS Preishtina 1, sikurse është bërë zgjerimi dhe përforcimi i rrjetit në Distriktin e Mitrovicës, në Fushë Kosovë dhe në shumë zona për tu eliminuar fytet e ngushta.