Turqia ndërton një fabrikë kolosale për panele diellore
Van, 30 nëntor - Në provincën Van të Turqisë filluan punimet e ndërtimit të një fabrike kolosale për panele diellore.
Panelet që do të prodhohen në këtë fabrikë, që do të ndërtohet nga një konsorcium turko-gjermano-suedez, do të shërbejnë për të përfituar energji elektrike nga ajo diellore.
Kostoja e ndërtimit të fabrikës në fjalë do të jetë 80 milionë euro dhe aktiviteti i saj do të nisë në muajin tetor të 2014-s.
Në këtë fabrikë do të punësohen gjithsej 400 persona.