Turqia ndërton hidrecentralin me të madh në vend
Ankara, 28 shkurt - Në qytezën Jusufeli të Artvinit është hedhur me ceremoni themeli i digës më të lartë në Turqi dhe e 3-ta në botë.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në ceremoni mori pjesë nga mbledhja e grupit parlamentar me anë të telekonferencës.
Në ceremoninë e hedhjes së themeleve ishin të pranishëm Ministri i Pyjeve dhe Punimeve Ujore Vejsel Erollu, Ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Faruk Çelik dhe Kryetari i Bashkisë së Metropolit të Stambollit, Kadir Topbash.
Firmës kontraktuese Kryeministri Erdoan lidhur me afatin e dorëzimit të hidrocentralit i tha: në 29 maj 2018 të ketë përfunduar bashkë me rregullimin e ambientit.
Projekti gjigand mori start me derdhjen e betonit të parë në themele.
Diga Jusufeli do të jetë 270 metra e lartë dhe do të zërë një vend të rëndësishëm mes objektivave energjetike të Turqisë për të ardhmen.
Ministri i Pyjeve dhe Punëve Ujore, Vejsel Erollu në fjalën përshëndetëse tha se hidrocentrali do të ndërtohet brenda një kohe të shkurtër me mundësi plotësisht vendore dhe me koston më të ulët.
Sot Turqia është renditur në treshen e parë në botë me arritjet që ka shënuar në ndërtimin e hidrocentraleve, ujitje, furnizimin me ujë të pijshëm dhe komplekset e riciklimit.
Hidrocentrali do të përballojë nevojën për energji elektrike të 750 mijë banesave.