26 Dhjetor 2024

Turqia mbështet Kosovën për projektet në energji dhe miniera

Prishtinë, 27 qershor - Në kuadër të vizitës në Republikën e Turqisë, Ministrit Ismajli takoi Ministrin e Energjisë dhe Resurseve Natyrore të Republikës së Turqisë, Taner Yildiz me të cilin diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit dhe mundësitë në sektorin e energjisë dhe minierave në Republikën e Kosovës.

Ministri Ismajli theksoi se ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese është një nga prioritetet e Republikës së Kosovës.

Në këtë aspekt, Ministri Taner Yildiz ofroi mbështetje të fuqishme institucionale që të promovojë mundësitë për investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme dhe ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Njëkohësisht, Republika e Turqisë do të jap të gjithë mbështetjen e mundshme përmes agjencive që promovojnë dhe garantojnë investimet e jashtme, bankave shtetërore, si dhe përmes mbështetjes në institucionet financiare ndërkombëtare.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe lidhur me investimet e deritashme në sektorin e energjisë nga kompanitë turke me ç’rast Ministri Ismajli konfirmoi se korniza rregullative dhe legjislative e këtij sektori do të bazohet në standardet e Bashkimit Evropian dhe në bazë të kërkesave të Traktatit të Energjisë.

Pejsw e kwtij takimi ishin edhe diskutimet lidhur me mundësitë për investime në sektorin e minierave.

Kreu i MZHE-swi theksoi se ekzistojnë mundësi shumë të mëdha për të investuar në hulumtimin dhe eksploatimin e resurseve minerare të Kosovës si dhe procedurat janë të thjeshta dhe në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare.

Nga ana e tij, Ministri Yildiz shprehu gatishmërinë që të krijohet një bashkëpunim i ngushtë institucional për të promovuar sektorin minerar dhe që të merren praktikat më të mira nga eksperienca e Republikës së Turqisë për këtë sektor. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)