Turqia do të blejë energji nga Rumania e Bullgaria
Ankara,25 janar - Rritja e kursit të dollarit e ka shtyrë Turqinë të kërkojë energji me kosto më të ulët në rajon. Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Taner Yıldız, filloi një turne vizitash që përfshin Rumaninë dhe Bullgarinë.
Në një fjalim që mbajti në Bukuresht Yıldız tha se rritja e kursit të dollarit ka përshpejtuar kërkimin e energjive me kosto të ulët.
Ministri Jëlldëz në Bukuresht fillimisht u takua me homologun rumun, me të cilin bisedoi mbi mundësitë blerjes së energjisë elektrike përmes Detit të Zi ose Bullgarisë.
Në mbledhjen ndërmjet delegacioneve u shqyrtua çështja e shtrimit të kabllove nën Detin e Zi për të bërë të mundur transmetimin e energjisë elektrike drejt Turqisë.
Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Taner Yıldız, pati një takim edhe me Kryeministrin e Rumanisë, Victor Ponta.
Stacioni i radhës i Ministrit Yıldız do të jetë Kryeqyteti i Bullgarisë, Sofie.