Turqi ndërton Centralin e parë Bërthamor Akkuyu
Ankara, 7 mars - Kryetari i Institutit Shtetëror Rus të Energjisë Bërthamore (Rosatom), Aleksey Lihaçev, deklaroi se Ndërtimin e Centralit Bërthamor Akkuyu në rrethin Mersin do të fillojnë në muajin prill.
Për Centralin Bërthamor Akkuyu, i cili është centrali i parë i këtij lloji në Turqi dhe ka një kosto investimi prej 20 miliardë dollarësh, në muajin tetor ishte marrë leje për punime të kufizuara.
Centrali Bërthamor, që do të ndërtohet në Mersin, do të përbëhet nga 4 reaktorë dhe njësia e parë e centralit planifikohet të përfshihet në sistem në vitin 2023, ndërsa njësitë e tjera do të përfshihen me nga një vit diferencë.