Transiti i gazit rus përmes Ukrainës ulet me 10 për qind
Moskë, 17 maj - Transiti i gazit rus përmes Ukrainës për periudhën janar-prill 2021, ka qenë 14.1 miliardë metra kub, që është për 10% më pak, se ne të njëjtën periudhe të vitit 2020.
Kapacitetet për transitin e gazit rusë përmes Ukrainës janë shumë herë më të mëdha sesa sasia që tani transportohet.
Ukraina dhe Rusia ne të kaluarën kishin pasur mospajtime për rentën dhe mënyrën e transitit të gazit rusë.
Për këtë qellim në vitin 2019 ishte arritur marrëveshje në mes të Naftogazit Ukrainas dhe Gazpromit Rus.
Marrëveshja ishte bërë për periudhën pesë vjeçare dhe parasheh sasinë dhe rentën për kalimin transit.
Arsyeja e zvogëlimit të transitit të gazit rus përmes Ukrainës, për shtetet e Evropës perëndimore është rënia e kërkesës për gazin rusë.
Viteve të fundit vërehet rënie konstante e kërkesës për gazin rusë, që thuhet se është si pasoj e rritjes së sasisë të gazit të lëngët me të cilin ka filluar të furnizohet Evropa, si dhe lëshimi së fundi i Gazsjellësit "Trans Adriatic Pipeline" (TAP), gazsjellës që kalon përmes Shqipërisë, e që furnizon shtetet e Evropës perëndimore me gaz nga Azerbajxhani.