22 Dhjetor 2024

Tokio, me kufizime të energjisë elektrike

Tokio, 22 gusht - Ekonomia japoneze u godit rëndë nga tërmeti i fuqishëm i muajit mars, i cili u pasua nga dy goditje të tjera shkatërrimtare, cunami dhe kriza në centralin bërthamor të Fukushimës. Kjo situatë pati ndikim të madh në ekonominë vendase.

Drejtuesit e industrisë japoneze besojnë se përpjekjet për rindërtim do të nxisin kërkesën e tregut në muajt në vazhdim.

Vera është edhe më mbytëse këtë vit në Tokio. Mungesa e energjisë elektrike sjell mos vënien në punë të kondicionerëve.  Ndërsa temperaturat shkojnë mbi 30 gradë celcius, drejtuesit kanë urdhër që puonjësit mos të veshin xhaketat dhe kollaret.

Kompanive dhe kryefamiljarëve u është kërkuara që të shkurtojnë konsumin e energjisë elektrike me 15%.  Të dhënat e fundit tregojnë se japonezët po i përmbahen kësaj thirrjeje pasi kërkesa e deritanishme për energji është luhatur në 88 për qind të ofertës energjetike.

“Në kompaninë time, po përpiqen të shkurtojnë konsumin e energjisë  30% jo vetëm 15 %. Kondicionerët janë fikur, dritat shfrytëzohen pak, dhe madje edhe në kohën e pushimit të drekës  ato nuk ndizen”.

“Ndikimi i tërmetit bëri që ekonomia japoneze të bierë.  Por Tohoku po e rimerr veten gradualisht dhe ekonomia e kaloi momentin më të keq. Ne kemi një moment të vëshirë për shkak të vlerës së jenit, por mendoj se gjërat dalëngadalë do të rregullohen”.

Mbas ngjarjes në reaktorin e Fukushimës,  38 reaktorë të tjerë u hoqën nga puna, duke iu nënshtruar provave për aftësinë e tyre në lidhje me fatkeqësitë natyrore.

E gjithë kjo së bashku me dëmin që solli cunami, kanë goditur rëndë biznesin.

Prodhuesi gjigand i makinave Tojota, ka njoftuar se ka humbur 1.4 miliardë dollarë gjatë 3 mujorit pas tëmetit.

Gjithsesi zëdhënësi i kompanisë thotë se pamja e përgjithshme është  pozitive.

“Në muajin mars ne nuk prodhuam asnjë makinë. Ndërsa tani jo vetëm që rikthyem pak a shumë në nivelin që gjendej  përpara se të ndodhte tërmeti të gjithë kapacitetin e uzinës, por muajin që vjen ne do të shkojmë edhe më tej me objektivat tona”.

Tojota dhe kompani të tjera makinash mbyllen të enjten dhe të premten në vend të ditëve të fundjavës për të ndihmuar balancimin e kërkesës për energji.

Tojota ka njoftuar planet për hapjen e një uzine të re në Tohoku, rajoni i goditur nga cunami.

“Ky plan është shumë i madh kështu që ne do të ndërtojmë uzinën e plotë e cila do të prodhojë pjesët e këmbimit e deri tek makina komplet. Tohoku ka qenë shumë i mirë me ne përsa i përket etikës së punës dhe forcës punëtore, kemi njohur njerëz shumë punëtorë, me aftësi të larta dhe kjo është një nga arsyet që kemi arritur ta rimarrim veten”.

Ekonomia japoneze, e tkurrur prej 3.5 përqind gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ka rihyrë në recesin.

Ka shpresa për rimëkëmbje bazuar tek kërkesa për rindërtime.  Rrjetet furnizuese po riparohen. Porti i Sendait, i shkatërruar nga cunami, sërish mirëpret anije nga Paqësori.

Por disa analistë nuk besojnë në rimëkëmbje, duke nënvizuar qeverisjen e dobët dhe forcimin e monedhës jen si faktorë negativë.

Frika e rrezatimit nga rrjedhja radioaktove në Fukishima ka bërë që si qeveria e Japonisë dhe qeveri të tjera të huaja të ndalojnë shitjen e prodhimeve ushqimore nga ky rajon.

Ndërkaq Tokioja qyteti i së ardhmes siç quhet rëndom, është e detyruar që t’i mbijetojë kufizimeve elektrike - një situatë kjo e cila sipas drejtuesve të këtij sektori mund të vazhdojë deri vitin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)