23 Dhjetor 2024

Thaçi: Marrëveshja për Energjinë do të arrihet në takimin e ardhshëm

Prishtinë, 25 gusht - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është optimist që marrëveshja për Energjinë dhe Telekomunikacionin do të arrihet në takimin e ardhshëm me palën serbe, i cili do të mbahet më 27 gusht në Bruksel.

Duke folur për mediat në Prishtinë, Thaçi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të veriut të Mitrovicës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit, të cilat do të mbahen për herë të parë në tërë territorin e Republikës.

“Unë pres regjistrimin e partive serbe të veriut dhe iniciativave qytetare serbe, të cilat duan të garojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit.\"

\"U bëj thirrje të gjithë qytetarëve serbë të dalin në mënyrë masive në zgjedhje për ta ndërtuar një jetë me të mirë për Kosovën evropiane. Në takimin e ardhshëm pres të përmbyllët çështja e Telekomit dhe Energjisë si dhe disa çështje të drejtësisë”, ka thënë Thaçi, transmeton RTK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)