Termokosi vazhdon furnizimin me ngrohje
Prishtinë, 15 prill - Pasi që mbi vendin tonë po mbretërojnë temperatura të ulëta, të cilat sipas parashikimeve meteorologjike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, NP “Termokos” Sh.A në koordinim me KEK-un ka vendosur që të vazhdojë furnizimin me ngrohje.
Ndonëse ligjërisht sezoni ngrohës 2018/2019, në kushte normale klimatike do të duhej të përfundonte sot, vazhdimi i furnizimit me ngrohje është në harmoni të plotë me ligjet në fuqi dhe me rregulloret e ZRRE-së, sipas të cilave sezoni ngrohës mund të zgjatet në varësi të kushteve klimatike.
NP “Termokos” Sh.A do të vazhdojë të përcjellë me kujdes lëvizjen e temperaturave dhe në varësi të tyre do të vazhdojë të furnizojë me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore gjithë konsumatorët për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.