22 Dhjetor 2024

Termokosi shkyç soliterat në Ulpianë

Prishtinë, 17 dhjetor - Departamenti i Distribuimit ka shkyçur sot nga rrjeti i ngrohjes termike, të pesë hyrjet në të ashtuquajturë Solitera në rajonin Ulpiana. 
  
Shkyçjet janë iniciuar pas vërejtjeve për pagesë dhe shlyerje të borxheve, të cilat janë dërguar në afat prej shtatë ditësh nga ana e Departamentit për Furnizim të “Termokos” sh.a, porse nuk janë respektuar nga ana e konsumatorëve.

Arsye e shkyçjeve kolektive ka qenë pagesa shumë e dobët e 283 konsumatorëve të pesë hyrjeve në Solitera, të cilët i kanë borxh “Termokos”, 300,425.00€

 Borxhi për secilën hyrje është:
 P+8/1      47,882.15€       Pagesa në përqindje:  23.66%
 P+8/2      71,885.77€       Pagesa në përqindje:  25.42%
 P+13/1    62,667.34€    Pagesa në përqindje:  14.85%
 P+13/2    66,667.11€    Pagesa në përqindje:    8.19%
 P+13/3    51,322.98€    Pagesa në përqindje:  24.47%

Gjendja momentale aspak e volitshme financiare nëpër të cilën po kalon “Termokos” sh.a  dhe mos mundësia për ti bërë ballë sigurimit të lëndës djegëse mazut, ka shtyrë Termokos në një aksion për ndëshkimin e konsumatorëve borxhlinj. 

Pa sigurimin e mjeteve nga inkasimi domosdosmërisht pa dëshirën e “Termokos” sh.a, vie në pikëpyetje vazhdimi i sezonit ngrohës 2010-2011.

Borxhet e përgjithshme në sektorin e amvisërisë dhe atë komercial kapin shifrën prej 15,980,098,50€ që nga viti 2000 e deri më tash.

Sa i perket sektorit banesor, borxhet janë 13,237,821,84€  ndërsa të sektorit afarist: 2,742,276,66€

Aksioni i shkyçjeve të konsumatorëve borxhlinj, do të vazhdoj edhe më tej.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)