Termokosi nesër shkyq soliterat në Ulpianë
Prishtinë, 16 dhjetor - Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës Termokos ka bërë të ditur së nesër, do të fillohet me shkyçjet kolektive në rajonin e Ulpianës, përkatsisht të njohur si Solitera: P+8/1, P+8/2, P+13/1, P+13/2, P+13/3.
Arsye e shkyçjeve kolektive sipas njoftimit është pagesa shumë e dobët e 283 konsumatorëve të pesë hyrjeve në Solitera, të cilët i kanë borxh Termokos, 300,425.00 .
Borxhi për secilën hyrje është:
P+8/1 47,882.15 Pagesa në përqindje: 23.66 për qind
P+8/2 71,885.77 Pagesa në përqindje: 25.42 për qind
P+13/1 62,667.34 Pagesa në përqindje: 14.85 për qind
P+13/2 66,667.11 Pagesa në përqindje: 8.19 për qind
P+13/3 51,322.98 Pagesa në përqindje: 24.47 për qind
"Duke ditur gjendjen e vështirë financiare nëpër të cilën po kalonTermokos sh.a, për ti bërë ballë sigurimit të lëndës djegëse- mazut, është e patolerueshme që borxhet e konsumatorëve të jenë aq të larta, si në rastin e Soliterave, kurse ngrohja të funksionoi pa i shlyer borxhet, të cilat i takojnë periudhës 1299- 112010", thuhet në njoftimin e Termokosit.