Termokosi nesër shkyç bizneset ilegale nga rrjeti i ngrohjes
Prishtinë, 23 nëntor - Kriza financiare në të cilën ndodhet Termokos kushtëzon mbarëvajtjen e sezonit ngrohës 2010-2011.
Borxhet e mëdha të konsumatorëve janë mbi 15 milion e 500 mijë euro, të cilat kapin periudhën 12/1999 deri në sezonin e fundit 20010.
Këtu përfshihen borxhet e konsumatorëve juridik të cilët i kanë Termokosit, mbi 2 milion e 620 mijë euro dhe ata të sektorit të amvisërisë me borxhe mbi 12 milion e 900 mije euro.
Vështirësive të mëtejme financiare i kanë kontribuar për të keq edhe kyçjet ilegale të cilat bëhen nga konsumatorët e pandërgjegjshëm, duke i shkaktuar Termokos humbje të mëdha teknike dhe financiare, poashtu edhe për konsumatorët e rregullt të cilët dëmtohen në cilësi, për shkak të kyçjeve ilegale.
Departamenti i Furnizimit ka dalur me listën e bizneseve të kyçura ilegalisht ndaj të cilave do të filloi masa e ndëshkimit, përkatësisht shkyçja nga rrjeti i ngrohjes qendrore.
Aksioni për shkyçjen e konsumatorëve ilegal biznesor dhe banesor do të filloj nesër me bizneset e kyçura ilegalisht në rrjetin e ngrohjes qëndore në rajonin Dardania.