23 Dhjetor 2024

Termokosi diskriminon shtëpitë gjatë rrjetizimit të gypave me nxemje qendrore

Prishtinë, 15 korrik - Qytetarët e Prishtinës, banues të Lagjes “Mati“ përkatësisht ata që jetojnë në rrugën “Muharrem Fejza “dhe rrugëve anësore, një kohë të gjatë po përballen me probleme sa i përket lëvizjes shkaku se kanë filluar ndërtimet në këtë pjesë të Prishtinës, pa ofruar asnjë alternativë nga komuna për t’ua lehtësuar apo mundësuar lëvizjen këtyre banorëve.

Banorët e kësaj lagjeje të Prishtinës përdorin disa rrugica alternative e që vetëm sa e forcon kaosin në trafik por edhe të këmbësorve në moshë të shtyer apo ata që kanë probleme shëndetësore.

Sipas deklaratave që i kanë dhënë në zyren e KMDLNj–së në Prishtinë, qytetarët kanë treguar mirëkuptim për problemet e shkaktuara mirëpo, komuna e Prishtinës nuk ka bërë asnjë veprim që do t’ua lehtësojë gjendjen.

KMDLNj pati reaguar pas këtyre problemeve që ua kanë vshtirësuar jetën qytetarëve sikur që i kanë sjellur buzë falimentimit bizneset që operojnë në ato hapësira pas së cilës ishte një takim në komunën e Prishtinës i cili, përveç premtimeve të dhëna, nuk ka kontribuar në përmirësimin e gjendjes.

Tash , qytetarë të kësaj lagjeje i janë drejtuar KMDLNj–së me një kërkesë ku e denoncojnë NSH “Termokos“ se po i diskriminon gjatë shtrirjes së rrjetit për furnizim me ngrohje, kur të krijohen mundësitë.

Ata i kanë deklaruar KMDLNj–së se rrjeti për furnizim me ngrohje dhe kyçjet po sigurohen vetëm për pronarët dhe banorët që jetojnë në objekte banimi të ndërtimit të lartë kurse po përjashtohen shtëpitë individuale të banimit.

Jo se këto shtëpi nuk po përfshihen në shtrirje të rrjetëzimit por nuk po i sigurohet as mundësia teorike për kyçje e që, në të ardhmën e vështirëson apo, thuaja e bënë të pamundur kyçjen e shtëpive individuale në sistemin e ngrohjes qendrore.

Pasi ajo zonë thuaja është shndërruar në kantierë ndërtimi për ndërtime të larta dhe se interesi material i “Termokos –it“ është shumëfish më i leverdishëm te ndërtimet e larta, kjo nuk mund të jetë arsyetim për mospërfshirje të shtëpive individuale në sistemin e ngrohjes qendrore.

“Termokos“ sipas KMDLNj-se mund të paragjykojë se, në një të afërme, shtëpitë individuale do të bëhen ndërtime të larta por as ky paragjykim nuk mund ta arsyetojë këtë, pa asnjë dyshim, diskriminim të qytetarëve, banues apo pronarë të shtëpive individuale.

''Dihet që më parë, “Termokos“, ndonëse nuk ka patur kapacitet për të furnizuar me ngrohje as rrjetin ekzistues, e ka bërë rrjetëzimin e gypave në ndërtimet e larta të cilat asnjëherë nuk i ka furnizuar me ngrohje duke krijuar situatë të favorshme për pronarin– shitësin dhe duke dëmtuar banorin–blerësin i cili, ndonëse e ka patur të instaluar sistemin për ngrohje qendrore, ka qenë i datyruar të gjejë alternativë për ngrohje, madje shumë e kushtueshme''.

"Dihet mirëfilli se nuk e kanë çmimin e njëjtë banesat që e kanë ngrohjen qendrore sikur ato që nuk e kanë", thekson KMDLNJ.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)