28 Dhjetor 2024

Termokos vazhdon për të sanuar rrjedhjen në gypin magjistral

Prishtinë, 2 dhjetor - Kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A, Naser Canolli ka vizituar sot në mëngjes punimet, që po zhvillohen në lagjen “Dardania” për të sanuar rrjedhjen, që është paraqitur në gypin magjistral.

Kryeshefi Canolli u ka ofruar atyre mbështetjen e nevojshme, që punimet të kryhen sa më shpejtë që do të jetë e mundur, në mënyrë që të rikthehet ngrohja edhe për lagjet “Dardania” dhe “Qendër”.

Ekipet në teren janë duke vazhduar punimet që kanë filluar mbrëmë dhe janë zhvilluar deri në orët e vona të natës për të sanuar rrjedhjen në gypin magjistral, që furnizon me ngrohje lagjet “Dardania” dhe “Qendër”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)