Termokos sot në mengjes nuk u ka ofruar ngrohje konsumatorëve
Prishtinë, 7 shkurt - Ngrohtorja e Prishtinës Termokos me keqardhje njofton opinionin e gjerë, se sot në orët e paradites nuk ka arritur t iu ofrojë ngrohje konsumatorëve të vet, për shkak të vonesës së autoboteve me mazut, si pasojë e përkeqësimit të motit.
Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrje pritet që gjatë ditës sapo të krijohen kushtet për qarkullim normal rrugor autobotet me mazut të arrijnë në Termokos, dhe në orët e pasdites të vazhdojë furnizimi normal me ngrohje.
Furnizimi me ngrohje në orët e pasdites do të zhvillohet sipas orarit, që është aplikuar gjatë ditëve të kaluara.