22 Dhjetor 2024

Termokos siguron 700 ton mazut

Prishtinë, 13 dhjetor - Gjendja e vështirë financiare me të cilën po përballet Termokos”, ka bërë që të thellohet edhe më tej, duke ditur temperaturat tejet të ulta, të cilat do të jenë gjatë kësaj jave. 

 

Në këtë kuadër, Termokos është futur sërish në borxhe, duke siguruar me ndihmën e kontraktorit të mazutit edhe 700 ton mazut, për furnizim me ngrohje, përgjatë javës në vazhdim.

 Sigurimi i kësaj sasie të lëndës djegëse, shton borxhin ndaj kontraktorit edhe për 385 mijë euro të tjera, krahas borxhit në vlerë 261,158.90 euro, të cilat i takojnë sezonit ngrohës 2010/2011, si dhe borxhit të sezonit të kaluar 2009/2010, në vlerë 953,220.25 euro.
 
 700 ton mazut, do të shpenzohen në periudhën prej 13 -19 dhjetor 2010 dhe bazuar në temperaturat e ulta të ajrit të javës në vazhdim, do të punohet me kapacitet të plotë (prej 5 h deri në 22 h).

Sipas analizës së Departamentit të Prodhimit, deri në përfundim të sezonit ngrohës 2010-2011 (prill 2011), “Termokos”-it i duhen edhe rreth 12 mijë ton mazut, ose shprehur në euro, 5 milion e 400mijë euro.

Në ditë të ftohta, bazuar në Diagramin Rrëshqitës mesdhetar, (me të cilën tregohen se me sa parametra duhet të punojnë Kaldajat për ngrohje), “Termokos” i nevojiten rreth 120 ton mazut për 24 orë, për furnizim stabil me ngrohje. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)