Termokos shkyçet nga rrejti i energjisë elektrike
Prishtinë, 27 dhjetor - Ngrohtorja e Prishtinë “Termokos” ka njoftuar konsumatorët e vet se për shkak të borxhit të grumbulluar viteve të fundit ndaj KEK-ut dhe në pamundësi të shlyejmë brenda një kohe të shkurtër këtë borxh, sot në orët pasdites “Termokos” është shkyçur nga rrejti i energjisë elektrike, gjë që na pamundëson prodhimin dhe ofrimin e ngrohjes për konsumatorët tanë.
Menaxhmenti i ndërmarrjes është duke u përpjekur, që së bashku me menaxhmentin e KEK-ut ta zgjidhin këtë çështje sa më shpejtë.