Termokos rrezikon përfundimin e sezonit
Prishtinë, 2 dhjetor - Menaxhmenti i Termokosit ka bërë të ditur së gjendja financiare e Termokos është rënduar tej mase për shkak të mospagesës së borxheve nga ana e konsumatorëve dhe mos mundësisë për ti bërë ballë ngritjes së çmimit të mazutit, përkatësisht sigurimit të sasive të mëdha të lëndës djegëse, në të mirë të sezonit ngrohës 2010-2011.
Paralajmërimet e kohëpaskohshme të konsumatorëve me gjendjen jo stabile financiare, lehtësirat ndaj pagesave të tyre dhe kërkesat për ndihmë sistematike në institucionet komunale, përkatësisht Kuvendit Komunal të Prishtinës, i cili është aksionar i kësaj kompanie, si dhe nga institucionet tjera, nuk kanë dhënë asnjë efekt deri tani që do të ndikonte në përmirësimin e situatës, përkatësisht sigurimin e lëndës djegëse mazutit, prandaj apelojmë edhe një herë që të na ndihmojnë, për tu mos gjendur para aktit të padëshirueshëm që të mbyllet para kohe sezoni ngrohës.
Termokos gjendet para një situate të papërballueshme me vetëm 70 t rezerva të mazutit, çka qon në pikëpyetje mbarëvajtjen e sezonit ngrohës. Kësaj i shtohen edhe borxhet ndaj kontraktorit të mazutit që vetëm për sezonin e kaluar janë 964.834.68 euro, nga kjo shumë janë paguar 11.614.44 euro.
Duke u nisur nga kjo, gjatë këtij sezoni, Termokos ka pas furnizim 1,253.06 ton mazut, shprehur në vlerë 681,168.20 , prej tyre janë paguar 251268.06 euro, kurse borxhi total i mbetur është 429,900.11.
Edhe pse në maksimum është duke u bërë kursimi i lëndës djegëse, duke i rrezikuar pajijset teknike kur punojnë, normativi i shfrytëzimit të Flakëruesve të nxehtësisë është 3Ton për orë, me rrezikun më të madh nën mbikëqyrje të tërë kohshme të menaxhmentit deri në orët e vona të natës, i shpie në vend të 3 t në 2,2 ton.
Nga kjo rreziku teknik është jashtëzakonisht edhe për sigurinë e stafit edhe rrezikshmëri teknike.
Borxhet e përgjithshme në sektorin e amvisërisë dhe atë komercial kapin shifrën prej 15,525,669.29 që nga viti 2000 e deri nëntor të viti 2010. Sa i perket sektorit banesor borxhet janë 12,905,099.48 ndërsa sektori afarist ka borxhe në vlerë 2,620,569.81