Termokos, Nesër fillon sezoni ngrohës
Prishtinë, 14 tetor - Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Termokos sh.a, njofton konsumatorët e saj se duke filluar nga dita e premte do të nis sezoni ngrohës 2010/1011.
Me gjithë përgatitjet e duhura teknike, duke parë situatën aspak të mirë financiare në të cilën gjendet aktualisht Termokos sh.a, mbarëvajtja e sezonit ngrohës nuk garantohet poqese nuk sigurohen mjete financiare nga inkasimi dhe nga përkrahja institucionale.
Ndërmarrja Publike Termokos sh.a, ka kërkuar tashmë dhe do të vazhdoj të kërkoj mjete shtesë ndihme nga Qeveria, përmes Kuvendit Komunal të Prishtinës, në mënyrë që ti tejkalojmë problemet financiare.
Përkundër të gjitha përgatitjeve teknike dhe nënshkrimit të kontratës për furnizim me mazut,Termokos nuk mund të funksionoj nëse nuk kemi mjete shtesë për të paguar lëndën djegëse mazutin, pasiqë subvencionet nga Buxheti i Kosovës për vitin 2010 janë për 36% më pak, krahasuar me sezonet e kaluara, kurse çmimi i mazutit për ton, është shumëfishuar.
Zakonisht sipas parashikimeve të Departamentit të Prodhimit, për një sezone ngrohëse harxhohet rreth 15 mijë ton mazut, porse çmimi varet zakonisht nga Berëza botërore. Duke bërë krahasimet me sezonet e kaluara, tani çmimi i një ton mazuti në Berëzën Botërore është 560 me TVSH, ndërsa para dy sezoneve ka qenë 246 uro për ton.
Borxhi i konsumatorëve ndaj Termokosit është mbi 15 milion e 600 mijë uro, të cilat kapin periudhën 12/1999 deri në sezonin e fundit 2010. Vetëm për dy sezonat e fundit, borxhi i konsumatorëve është mbi 3 milion e 380 mijë uro.
Termokos, e nis këtë sezonë me gjithë vështirësitë financiare dhe apelon te konsumatorët dhe institucionet relevante që të na përkrahin në sigurimin e lëndës djegëse mazut.