Termokos kërkon fonde shtesë nga Qeveria e Kosovës
Prishtinë, 14 shkurt - Ulja drastike e temperaturave ka ndikuar në shpenzimin enorm të sasive të mazutit që Termokos ka pasur në dispozicion për prodhimin e energjisë ngrohëse.
Si rrjedhojë, këtyre ditëve Termokos është duke shfrytëzuar sasitë e fundit që ka në rezervuare, me të cilat mund të ofrojmë ngrohje edhe për 2-3 ditë vetëm në orët e paradites.
Në këtë situatë dhe në përpjekje për të ofruar ngrohje në këto ditë të ftohta dimri, menaxhmenti i Termokosit, sot është detyruar që të kërkojë mbështetje financiare shtesë nga Qeveria e Kosovës.
Në përpjekje për tejkalimin e kësaj situate, mbesim me shpresë se kërkesa e Termokosit do të has në mirëkuptimin e Qeverisë së Kosovës, gjë që do të mundësonte furnizimin me ngrohje.