22 Dhjetor 2024

Termokos fillon aksionin e shkycjeve ilegale

Prishtinë, 24 nëntor - Ndërmarrja Publike “Termokos” ka filluar sot me aksionin e shkyçjeve të konsumatoreve të cilët janë kyçur ilegalisht në rrjetin e ngrohjes qendrore.

Ky aksion është iniciuar pas identifikimit të kyçjeve ilegale, përkatësisht pas identifikimit të konsumatorëve biznesor të cilët kanë shfrytëzuar ngrohjen pa u faturuar fare.

Fillimisht është startuar me shkyçjen e lokaleve të Biznesit dhe në ditët në vijim do të shkyçen edhe konsumatoret e amvisërisë të cilët janë identifikuar 70 sosh në rajone të ndryshme.
 
Departamenti i Furnizimit së bashku me njoftimet, këtyre konsumatorëve u ka dorëzuar edhe faturën retroaktive ku është cekur se pagesa duhet të bëhet ne afatin brenda 15 ditëve duke i kërkuar  pagesën për 12 muaj, qe te bëhen konsumatore te rregullt.

Në rastëse konsumatorët brenda këtij afati nuk e paguajnë faturën retroaktive, atëherë Termokos ka të drejtën e gjobitjes me vlerë 1 mijë Euro (sipas rregullores së ZRRE). Poashtu të njëjtët janë pritur edhe për 15 dite të tjera por prapë konsumatoret nuk i janë përgjigjur asnjë pagese.                                         

Vështirësive të mëtejme financiare në të cilën është duke kaluar Termokos i kanë kontribuar për të keq edhe kyçjet ilegale të cilat bëhen nga konsumatorët e pandërgjegjshëm, duke i shkaktuar Termokos humbje të mëdha teknike dhe financiare, poashtu edhe për konsumatorët e rregullt të cilët dëmtohen në cilësi, për shkak të kyçjeve ilegale.

 Aksioni i shkyçjes do të vazhdoi edhe në ditët në vijim dhe pas kësaj, pason edhe ngritja e kallëzimeve penal për shfrytëzim te paautorizuar të ngrohjes termike.

Përndryshe, borxhet e mëdha të konsumatorëve janë mbi 15 milion e 500 mijë euro, të cilat kapin periudhën 12/1999 deri në sezonin e  fundit 20010.

Këtu përfshihen borxhet e konsumatorëve juridik të cilët i kanë Termokosit, mbi 2 milion e 620 mijë euro dhe ata të sektorit të amvisërisë me borxhe mbi 12 milion e 900 mije euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)