Termokos do të vazhdoj me ngrohje sipas orarit
Prishtinë, 7 shkurt - N.P. “Termokos” sh.a. njofton opionionin se sot (e martë, 07.02.2012) rreth orës 15.00 dy autobotet e para me mazut, që kanë qëndruar për dy ditë me radhë të bllokuara në terminalin doganor për shkak të ngricave në rrugë, kanë arritur në “Termokos”.
Me të arritur mazuti është deponuar në rezervoaret e “Termokosit”,prej nga do të përcillet menjëherë tek Departamenti i prodhimit dhe do të fillojë prodhimi i energjisë ngrohëse për gjithë konsumatorët tanë.
Furnizimi me ngrohje do të vazhdojë sipas orarit, që është aplikuar deri më tani dhe në harmoni me lëvizjen e temperaturave.