22 Dhjetor 2024

Termokos, 150 mijë euro për 4 ditë shpenzohen për mazut

Prishtinë, 8 dhjetor - Pas ndihmës në vlerë 153 mijë e 420 euro që Qeveria e Kosovës, përkatësisht MEF ka ndarë për NP “Termokos”, Menaxhmenti i këtushëm shpreh falënderimet e veta për këtë ndihmë, e cila sado e vogël, do t’i ndihmoj në një situatë të vështirë financiare në të cilën gjendet. 

“Duke qenë të njohur me problemet që “Termokos” ka me borxhet milionëshe të konsumatorëve dhe mos mundësi të furnizimit me mazut, “Termokos” është duke punuar në baza ditore (në mëngjes dhe në mbrëmje) duke kursyer rezervat e mazutit në maksimum”, thuhet ne komunikatën e Termokosit.

Sipas analizës së Departamentit të Prodhimit, deri në përfundim të sezonit ngrohës 2010-2011 (prill 2011), “Termokos”-it i duhen edhe rreth 12 mijë ton mazut, ose shprehur në euro 5,400,000, kurse vetëm për sezonin e kaluar 2009-2010 kontraktorit të mazutit, “Termokos” i ka borxh 953,220,25 €, kurse për sezonin 2010-2011 i ka edhe 427,098.74 euro të tjerë.

Gjithnjë sipas kësaj analize menaxhmenti i Termokosit ka bërë të ditur së, 150 mijë euro janë të shfrytëzueshme për 4 ditë pune furnizimi me mazut, kurse gjatë ditës “Termokos” i nevojiten mesatarisht 70 ton mazut për furnizim me ngrohje.

Duke u bazuar në të dhënat meteorologjike, gjatë ditëve në vijim do të ketë rënie të temperaturave deri në -17 gradë, çka nënkupton që “Termokos” i nevojiten rreth 120 ton mazut për 24 orë, për furnizim stabil me ngrohje. 

Kjo ndihmë nga ana e MEF është një ogur i mirë në fazën kritike financiare me të cilën po përballet Termokos dhe me mos mundësisë e furnizimit standard me ngrohje.

Edhe njëherë apelohet te konsumatorët që të bëjnë pagesat e borxheve të tyre dhe tek instancat më të larta për ndihma eventuale, sepse në gjendjen në të cilën gjendet Termokos,(teknikisht e gatshme, por me lëndën djegëse të kushtueshme e të papërballueshme),pa dëshirën e vet “Termokos”, do të gjendet para aktit të padëshirueshëm- mbylljen para kohe të sezonit ngrohës, poqese nuk sigurohen mjete shtesë për mbarëvajtjen e sezonit 2010-2011.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)