Termocentrali Kosova B jo më pjesë e projektit Kosova e Re
Prishtinë, 17 korrik - Termocentrali Kosova B do të hiqet nga pakoja tenderuese e projektit Kosova e Re. Kështu ka marrë vendim të hënën Komiteti Drejtues për këtë projekt.
Gazet Express thekson se këtë e kanë kërkuar vetë kompanitë e parakualifikuara.
Qeveria, më herët, e pati futur me zor Kosovën B në pako tenderuese, të cilën tash përmes Parlamentit duhet ta heqë. Nëse deputetët votojnë kundër, gjithçka nis nga e para.
Këtë propozim pritet ta miratojë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet gjatë kësaj jave.
Bashkë me miratimin e këtij propozimi, mësohet se do tu jepet drita e gjelbër edhe disa ndryshimeve sa i përket mihjes që do ta furnizojë termocentralin e ri me thëngjill dhe komplet strategjisë së energjisë.