22 Dhjetor 2024

Termocentrali i ri nuk duhet prodhuar më shumë se 600 MW

Prishtinë, 23 maj - Udhëheqësja e Departamentit të Energjisë dhe Minierave pranë AKR-së, Myzejene Selmani, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë kompensimin e 50 për qind të kapaciteteve ekzistuese të “Kosovës A”, pas kërkesës së Komisionit Evropian për mbylljen e këtij termocentrali.

Selmani, ka folur edhe për projektin “Kosova e Re”, duke kërkuar edhe një herë nga Qeveria e Kosovës që ndërtimi i këtij termocentrali të bëhet me kapacitete 300 + 300 e jo 500 + 500 megavat sikurse është paraparë.

Politikat ambientale dhe emitimi i CO2 sipas saj janë probleme globale me të  cilat përballet edhe Kosova. Nga kjo siç ka thënë ajo rrjedhë edhe mbyllja e TC Kosova A si rekomandim i Komisionit Europian.

"Projekti Kosova e Re sipas dokumentit strategjik 2009-2018 të miratuar, shihet se ky projekt edhe i dizajnuar TCKRE , TC KB dhe mihja e Sibofsit "Akoma nuk dihet sa do të jetë Qeveria aksionare në këtë projekt. Kur dihet se Qeveria do të jap Sibofcin se bashku me TC Kosova e Re", është shprehur ajo.

Selmani ka thënë së akoma nuk dihet sa do të jetë renta minerare – 0,27 euro për tonelatë apo  në bazë të standarteve të BE-së ku dihet se çmimi ndryshon nga min 2 euro deri 7 euro për tonelatë e cila llogaritet si subvencion për qytetarët e Kosovës,  për raste sociale Qeveria duhet të subvencionon rastet.

      Kriteret për përzgjedhjen e operatorit të ri ekonomik-energjetik;

    * Kush jep para më shumë, kush investon më shumë,me çfarë çmimi do të del në fund 1MW orë energji elektrike për qytetarin e Kosovës.
    * Dihet mjaftë mirë se projekti i Kosoves së Re dhe privatizimi i Korrporates së Distribucionit dhe Furnizmit janë duke shkuar paralel me mungës të ligjeve , rregullativave , procedurave të definurar kjartë.

      Privatizimi i Korporatës së re, Distribucionit dhe Furnizmit shihet të ketë mjaft dilema:

    * A është definuar pronësia e asteve juridike në mes të gjenerimit,  transmisionit dhe distribucionit?
    * Ç farë është vlera e saj?A e din Qeveria sa është vlera e saj?
    * Vlerësimi i aseteve.
    * Inqizimi i gjendjes së kohës dhe cilat janë burimet.
    * Kur dihete se distribucion është në gjendje të mjerueshme kush do ta blejë në këtë krizë ekonomike.

A është llogaritur me çfarë tarife do të perballet konsumatori kur dihet borgji brenda distribucioni dhe furnizimitt?

      Modeli i tregut – dizajnimi i projektit

    * Qeveria  nuk din si ta dizajnoj projektin e ri energjetik.
    * LTPPA –Marrëveshje afatgjate të energjisë deri në 40 vite
    * Furnizimi
    * Gjenerimi
    * Tregu
    * Madhësia e kapacitetve gjeneruse 500MW -500MW kur dihete se SEE nuk mund ta përballojë dhe qmimi final të konsumatorit do të jetë shumë i lartë , siguria dhe stabiliteti me furnizim me energji për qytetaret. Kur dihet se Kosova ska rezerva sekondare as terciale .Për këtë arsye duhet të projketohet ndryshe projekti dhe kapacitet( 2×300MW )ndërtuse të energjisë.
    * Shtrohete pytja çfarë tregu?

         1. Centralizuar ,
         2. bilaterial,
         3. hibrid.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)