25 Dhjetor 2024

Termocentralet e qymyrit të Ballkanit Perëndimor tejkalojnë kufijtë e ndotjes 6 herë

Prishtinë, 23 qershor - Dy vite e gjysmë që nga legjislacioni i kontrollit të ndotjes sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, që detyroi qeveritë e Ballkanit Perëndimor të zbatojnë normat e BE-së, analiza e re Bankwatch gjen ndotjen e ajrit - kryesisht dioksidin e squfurit (SO2) dhe emetimet e pluhurit mbeten të larta - nga termocentralet me qymyr, duke i marr frymen komuniteteve në të gjithë rajonin dhe më gjerë.

Edicioni i vitit 2020 i raportit, “Përshtat ose mbyll”, tregon që, në vend që të afroheni më shumë me pajtueshmerinë, emetimet e SO2 në termocentralet e qymyrit të mbuluara nga Planet e Reduktimit të Emisioneve Kombëtare në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi u rritën gjatë vitit 2019.

Emetimet totale të SO2 nga termocentralet e qymyrit në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut tejkaluan afro gjashtë (6) herë sasinë e lejuar nga planet e vendeve në vitin 2019. Fajtorët kryesorë ishin në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi, por shqetesuese është fakti që kompleksi i termocentralit Bitola në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 dyfishoi emetimet e SO2.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor për të cilin të dhënat e vitit 2019 nuk ishin publikuar në kohën e shkrimit të raportit, kështu që janë përdorur të dhënat  e vitit 2018.

Emetimet e SO2 të Kosovës për vitin 2018 shënuan një rritje prej 20% në krahasim me vitin 2017, ose 2.503 ton në numër absolut.

Termocentrali Kosova B në Kosovë mbeti ndotësi kryesor i rajonit, duke lëshuar 5.4 herë më shumë sesa kufiri i lejuar i emetimeve të tij.

Planet Kombëtare për Reduktimin e Emetimeve janë një mekanizëm që lehtëson procesin për vendet për të arritur pajtueshmërinë, pasi kufiri i detyrueshëm i emetimeve është vendosur në nivelin kombëtar, dhe jo për termocentrale individuale. Deri në fund të vitit 2027, të gjitha termocentralet duhet të jenë në përputhje me shifrat apo limitet e caktuara të emetimeve edhe në baza individuale. Të gjitha termocentralet e qymyrit të rajonit, përveç disa më të vogla, përfshihen në plane të tilla.

"Çdo qeveri që insiston në mbajtjen e vazhdueshme të këtyre termocentraleve të ndyra, duhet të rritë investimet në pajisjet e kontrollit të ndotjes që mund të përputhen me LCP BREF, standardet më të reja të ndotjes industriale të BE-së."

"Deri atëherë, orët e funksionimit të termocentraleve duhet të shkurtohen për të përmbushur kufijtë e ndotjes në Direktivën e Impianteve të Mëdha Djegëse që vendet janë angazhuar si pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë," thotë Pippa Gallop, Këshilltare e Energjisë së Evropës Juglindore në Bankwatch dhe bashkëautore e raportit.

"Gjetjet tona alarmante janë një dëshmi për zvarritjen e këmbëve të qeverive, që tashmë po merr jetë njerëzore. Mijëra njerëz në të gjithë rajonin dhe në vendet fqinje të BE-së po vdesin nga ndotja nga këto termocentrale të thëngjillit. Kjo është e papranueshme," thotë Davor Pehchevski, koordinator i fushatës ballkanike kundër ndotjes së ajrit në Bankwatch.

“Kosova nuk do të duhet të investojë më në përpjekje me kapacitete të reja të qymyrit. Qeveria e Kosovës duhet të transferojë fokusin drejt politikave të gjelbëra dhe mbrojtjes së shëndetit publik," thotë Rinora Gojani, Menaxhere e Programeve në Balkan Green Foundation.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)