Tërmeti godet Pejën dhe Istogun
Prishtinë, 6 mars - Shërbimit Gjeologjik të Kosovës ka njoftuar se duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, sot në ora 11:00, sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitude 2.6 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III1/2 ballë të Merkalit.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 8 km Veri Lindje të Pejës respektivisht në koordinatat: 42.739 (latituda) dhe 20.335 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 8 km.
Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e Regjionit Pejës.
Deri më tani Rrjeti Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.