Temperaturat në Spanjë shkojnë në 44 gradë në mes të majit
Madrid, 23 maj - Një valë të nxehti ka goditur papritur shtetin e Spanjës këtë fundjave me temperaturat që arritën deri në 44 gradë.
Jugu i Europës pritet të ketë valë edhe më intensive të të nxehtit.
“I nxehti afrikan po lëviz drejt jugut të Europës dhe pasoja e kësaj gjëje është se në mesin e shekullit do të kemi periudha më të gjata dhe më intensive të thatësirave, dhe sigurisht, temperatura më të larta. Vera në një qytet relativisht të freskët si La Coruna, do të jetë e ngjashme me klimën në qytetin maroken të Kasablankës,” u shpreh Ruben del Campo, zëdhënës i Agjencisë Spanjolle të Meteorologjisë, Përllogaritet se rreth 2000 persona në vit vdesin në Spanjë si pasojë e nxehtësisë së madhe.
Fillimisht, vala e të nxehtit godet personat me probleme shëndetësore, të cilët janë edhe kategoria më e rrezikuar nga temperaturat e larta.