Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri- 2 gradë Celsius
Prishtinë, 1 janar - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se pas një periudhe të gjatë kohore pa reshje më në fund vendi ynë gjatë vikendit, kryesisht gjatë natës së shtunës dhe ditës së diele do të përfshihet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë tërë territorin e Republikës së Kosovës.
\"Këto masa meqë janë të lagështa dhe vijnë nga drejtimet e ndryshme të Kontinentit, do të shoqërohen me vranësira të dendura dhe reshje shiu dhe bore.
\"Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri- 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 0-2 gradë Celsius.\"
\"Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s\", ka njoftuar IHK-ja.