Temperaturat mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë
Prishtinë, 11 nëntor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.
Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.