24 Dhjetor 2024

Temperaturat gjatë kësaj jave do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme

Prishtinë, 10 gusht - Në parashikimin e motit për javën e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.

Vranësirat sipas IHK-së herë-herë, pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që po e lëmë.

Temperaturat sipas IHK-së do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

 Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillat e IKSHP janë në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndim dhe juglindjeje me shpejtësi 1-9m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)