Të shtunën moti me diell vranësira, të dielën me reshje shiu
Prishtinë, 6 maj - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion stabil atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm , të shtunen me intervale me diell dhe vranësira të çrregullta , ndërsa të dielen kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s.