27 Dhjetor 2024

TC “Kosova e Re” përfundon në Kuvend

Prishtinë, 16 janar - Shoqëria civile që monitoron sferën energjetike kërkon shpalljen të pavlerë të procesit dhe jo miratimin formal nga Kuvendi.

Ndonëse si projekt ideor me synim të ngritjes së kapaciteteve të reja energjetike, i njohur si TC “Kosova e Re” ka nisur në vitin 2006, për fat të keq institucionet kompetente nuk bënë asgjë, për ta realizuar këtë investim të rëndësishëm për energjetikën në Kosovë.

Edhe 16 vite pas lufte në sektorin energjetik Kosova po vazhdon të qëndrojë në një nivel të dobët, duke u rënditur në vendin e fundit në rajon dhe Evropë, por edhe duke qenë e varur nga importi i energjisë elektrike.

Në tenderin e hapur qysh në mandatin e qeverisë së kaluar, aktualisht është vetëm një ofertues dhe ende nuk dihet nëse kjo ofertë do të pranohet.

/Kosova Sot/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)