TAP, nesër nënshkruhet marrëveshja
Tiranë, 12 shkurt - Nesër pritet të firmoset marrëveshja tripalëshe mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë lidhur me projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik.
Marrëveshja do të vijë pas memorandumit të mirëkuptimit që u nënshkrua disa muaj më parë në New York dhe që u konsiderua si konfirmim i vullnetit të qeverive respektive për ndërtimin e gazsjellësit nga Shah Deniz 2.
TAP, që nis Azerbajxhani është një projekt që sjell gazin në Evropë përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe për të përfunduar në Itali.
TAP është në garë me projektit tjetër Nabucco West, që nis kalon nga Bullgaria përmes Ballkanit për të përfunduar në Austri. TAP duket se ka përparësi për shkak se ka një distancë më të shkurtër dhe kosto më të ulët.