Sulmohet punëtori i KEK-ut në detyrë
Prishtinë, 18 tetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se vikendin e kaluar konsumatori Burim Gashi nga fshati Reshtan i Suharekë, ka sulmuar fizikisht në detyrë punëtorin Faton Musaj, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Arsyeja e sulmit është për shkak se ekipa e KEK-ut ka bërë shkyçjen nga rrjeti i energjisë elektrike.
Me urdhëresë të KEK-ut, ekipa e korporatës ka bërë shkyçjen e këtij konsumatori me shifër 9040042 SHTALLA Burim Gashi për shkak të borxhit 2350.57 euro.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia e Kosovës ku me pas punëtori Faton Musaj është përcjellë për në Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare në Suhareke ku i është nënshtruar kontrollës mjekësore.
Rasti është hapur për procedurë gjyqësore nga Policia e Kosovës.
Ky nuk është rasti i vetëm ku ekipet e KEK-ut po sulmohen dhe pengohen nga konsumatorë të pandërgjegjshëm, sidomos gjatë realizimit të urdhëresave për shkyçje. KEK sh.a. u bën me dije të gjithë konsumatorëve se duke bërë veprime të tilla nuk do të shpëtojnë asessi nga shkyçja e energjisë elektrike.
Përkundrazi, pos shkyçjes që realizohet, hapen menjëherë edhe procedurat gjyqësore, ndërsa në raste më të rënda sulmuesi arrestohet mënjëherë nga Policia e Kosovës.