Sulmohet një zyrtarë i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli
Prishtinë, 15 dhjetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se mbrëmë ishte sulmuar një zyrtarë i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli e cila merret me shitjen e thëngjillit e që operon në hyrje të TC Kosova A.
Skender Bucolli, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete në ka thënë së në lidhje me këtë ngjarje janë lajmëruar organet e rendit të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin.
"Prandaj, ky sulm nuk kishte të bëjë me Termocentralin Kosova A apo me punëtorë të KEK-ut", ka theksuar Bucolli.