22 Dhjetor 2024

Sulmohen punëtorët e KEK-ut në detyrë

Prishtinë, 16 qershor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se sot, është sulmuar në kryerje të detyrës ekipa e shkyçjes e KEK-ut nga dalja 10 kV e Lugishtës së Prizrenit gjatë vizitës që po i bënte konsumatorit komercial Alija Nelimi me shifër 9021055 dhe borxh 2017 euro.

Aty është sulmuar fillimisht punëtori Xhevat Shterbani, i cili kishte hypur në shtyllë për të bërë shkyçjen. Konsumatori e kishte kapur elektromonterin për kambalacën e montuar në shtyllë gjersa punëtori po kryente shkyçjen në shtyllë, me ç’rast nga forca e tërheqjes së konsumatorit i është lënduar rëndë këmba.

Sipas raportit të mjekut punëtorit i është këputur ligamenti i gjurit në këmbën e djathtë. Sulmi nuk është ndalur me kaq. Një i afërm i konsumatorit sipas ekipës së KEK-ut e ka sulmuar në anën tjetër me tërfurk punëtorin tjetër të ekipës së shkyçjes duke e shpuar në kraharor, por fatmirësisht nuk ka depërtuar në organet e brendshme. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dy sulmuesit.

KEK sh.a. dënon fuqishëm këtë rast dhe çdo sulm apo pengesë ndaj punëtorëve të korporatës në detyrë dhe kërkon nga Organet e Rendit dhe të Drejtësisë që fajtorët të marrin dënimin e merituar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)