22 Dhjetor 2024

Sulmohen brutalisht punonjësit e KEK-ut

Prishtinë, 12 gusht - Korporata Energjetike e Kosoves (KEK) ka njoftuar së sot, në Mamushë është sulmuar brutalisht personeli i Korporatës derisa ishin në detyrë zyrtare në këtë rajon të Kosovës.

Pas ndërmjetësimit të Kryetarit të komunës dhe Kryetarit të asamables së Mamushës dhe përfaqësuesve të komunitetit eshte arritur marrëveshje për mënyrën e rregullimit të shërbimeve të KEK-ut ndaj konsumatorëve të kësaj zone. Menjëherë pasi është arritur Marrëveshja në fjalë, punonjësit e Korporatës kanë dalur në terren për të realizuar të njëjtën.

Sapo kanë nisur me kryerjen e detyrave, punonjësit e Korporatës kanë hasur në vështirësi dhe janë penguar në realizimin e detyrave të tyre. Këta konsumatorë kanë penguar për dy ditë rresht KEK-un të bëjë punën e vet dhe vetëm pas intervenimit të Korporatës me mbështetje të policisë është arritur të bëhet shkyçja nga rrjeti elektrik i borxhlinjëve.

Gjatë vazhdimit të punëve, punonjësit janë sulmuar brutalisht. Vendi ku ka ndodhur sulmi është trafoja që furnizon 120 konsumatorë në lagjen Mazreku të Mamushës, të cilët i kanë borxh Korporatës më shumë se 300,000 euro.

Si rrjedhojë e sulmit, dy punonjës të KEK-ut kanë marrë lëndime të rënda dhe ndodhen në spital. Në të njëjtën kohë është demoluar një veturë zyrtare e Korporatës dhe një makinë tjetër është bllokuar dhe mbetet në vend-ngjarje.

KEK sh.a. shpreh hidhërimin e vet për sulmin në fjalë dhe dënon ashpër të njëjtin. Ky sulm qyqar kundrejt personave zyrtar të institucionit publik meriton dënim të ashpër dhe të menjëhershëm nga organet përgjegjëse. Një gjë të tillë e kërkon KEK sh.a. urgjentisht, në mënyrë që sulmet e tilla të mospërsëritën në të ardhmen.

Korporata njofton sulmuesit dhe banorët tjerë të Mamushës që ky sulm nuk do të pengoj Korporatën në realizimin e qëllimeve të veta për trajtim të barabartë të të gjithë konsumatorëve. Në këtë mes, Korporata njofton që do të bëjë shkyçjen e të gjithë konsumatorëve të këtij rajoni që nuk kanë kryer obligimet e tyre ndaj KEK-ut në përputhje me Marrëveshjen e arritur dhe se do t’u ofroj shërbimet e saja vetëm konsumatorëve që kryejnë pagesat me rregull ndaj KEK-ut.

KEK sh.a. edhe njëherë fton organet e rendit në vend të reagojnë ndaj këtij sulmi brutal dhe të dënojnë personat që kanë kryer këtë akt kriminal. Korporata falënderon Policinë e Kosovës për intervenimin e shpejtë dhe evtimin e ndonjë fatkeqësia më të rëndë në këtë ngjarje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)