25 Dhjetor 2024

Studentët familjarizohen me stabilimentet elektroenergjetike

Prishtinë, 31 mars - Studentët e KEDS Akademisë tashmë po familjarizohen me pajisjet elektroenergjetike të rrjetit distributiv. Ata janë shpërndarë në grupe dhe po vizitojnë dhe shohin demonstrimin praktik të stabilimenteve anëkend Kosovës.

Në kuadër të punës praktike grupi prej pesë studentëve, me mentore Fatime Ametin, ishin në Distriktin e Gjilanit. Fashati Livoç i Gjilanit ishte pika e parë ku studentët u ndalën për të analizuar projektin e rehabilitimit të rrjetit të tensionit të ulët 0.4 kV dhe shkarkimit të trafostacioneve ekzistuese, duke ndërtuar edhe trafostacine të reja. Studentët panë nga afër në TS 35/10 kV Gjilani 4 dhe Gjilani 3, si punojnë transformatorët, zbarrat, shkarkuesit katodikë, ndërprerësit e fuqisë, ndarësit, relet, matjet, etj.

Ata panë edhe dallimin në operacione të trafostacionit Gjilani 3 që ka funksionuar me pajisje të vjetra dhe Gjilani 4 me pajisjet më moderne dhe më të sigurta për punën e personelit në të. Muhamet Rama, udhëheqës i ekipit të inxhinierëve në Sektorin e Inxhinierisë, i shoqëroi gjatë gjithë kohës studentët.

Ai u shpjegoi në detaje për gjendjen energjetike në Gjilan, për planet për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe për donacionet që ka dhënë Qeveria Zvicerane ndihmë këtij sektori.

\"Këto investime ndikojnë në përmirësimin e furnizimit të konsumatorëve si në aspektin e rritjes së kapacitetit, po ashtu edhe në aspektin e tensionit më kualitativ, pastaj zvogëlimin e humbjeve dhe eliminimin e keqpërdorimeve” u tha Rama studentëve.

Për Desar Gashin, student i vitit të tretë, kjo vizitë ishte e mirëseardhur. “Dalja në terren ditëve të praktikës në KEDS, përkatësisht në Departamentin e Inxhinieringut dhe Zhvillimit në Gjilan, ishte mjaft e dobishme për ne dhe pamë së afërmi punën e stafit punonjës  në Qendrën Distributive dhe në nënstacione, të cilët me eksperiencën e tyre kanë bërë që ne të përfitojmë instruksione të dobishme dhe të kemi ndjesinë e zbatimit të njohurive të studimeve në praktikë”, tha Gashi.

 
Studentët vizitën e vazhduan me shqyrtimet për kërkesat për “Pëlqim Parimor“.

“Kuptohet se ekipet e inxhinierëve dalin në vendngjarje dhe e analizojnë vendin se ku konsumatori e planifikon ndërtimin e shtëpisë dhe se a i plotëson të gjitha kushtet, e pastaj marrin pëlqimin dhe nëse nuk i plotëson, atëherë refuzohet.

Ai refuzohet kur ekziston rreziku nga afërsia largpërçuesve dhe afërsisë së shtyllës elektrike”, u shpjegon praktikantëve mentorja Fatime Ahmeti.
 

Grupi tjetër i studentëve ka vazhduar vizitën në Distriktin e Pejës. Ata panë për së afërmi ndërrimin e njehsorit digjital në trafo 0.4 kV në Budisalc të Klinës. Udhëheqësi i AMR-së, Shukri Aliu, u ka shpjeguar në detaje rëndësinë e njehsorit dhe hapat që duhet ndërmarrë për ndërrimin e tij.

“Kini kujdes, ndërmerrni të gjitha masat e sigurisë, sidomos në pajisjet e vjetra”, i ka porositur studentët Aliu. Ata në Deçan kanë parë për së afërmi funksionimin e grupeve matëse moderne që mundësojnë leximin në distancë.

Aliu në prezencë të studentëve ka bërë parametrizimin e modulit për komunikim nga distanca, ku njehsorit të trafostacionit të ri iu vendos simkartela dhe antena, si dhe bëri parametrizimin e njehsorit. Ata janë entuziazmuar kur panë përgatitjen teknike dhe funksionimin e pajisjeve që janë fjala e fundit e teknologjisë.

“Mësova shumë. Sot pashë si funksionojnë stabilimentet elektroenergjetike dhe si duhet të punohet me to. Më ndihmuan shumë shpjegimet”, tha Fatmir Jashari, student dhe pjesëtar i KEDS Akademisë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)