22 Dhjetor 2024

Strategjia e re energjetike e administratës Obama

Washington, 12 prill - Javën e kaluar presidenti Obama njoftoi planet për të lejuar shpimet për naftë dhe gaz në zonat që deri tani kanë qenë të ndaluara përgjatë brigjeve detare amerikane në Oqeanin Atlantik dhe në lindje të brigjeve të Gjirit të Meksikës.

Ky vendim u kritikua nga shumë përkrahës të majtë të presidentit dhe disa grupe ambjentaliste. Vendimi pati reagime të vakta nga industria energjitike, ku shumë njerëz i shohin me pikëpyetje planet e pergjithshme të administratës për të hequr stimulimet përmes uljes së taksave dhe bërë më shumë financime për lendët djegëse alternative.

Presidenti Obama justifikoi planin e tij për të lejuar shpimet në brigjet detare duke theksuar nevojën për reduktimin e importimit të naftës. Por ai gjithashtu theksoi nevojën për t’u larguar nga varesia e naftës dhe hidrokarbureve të tjera që janë burime që mund të shterojnë dhe shkaktojnë ndotjen e ajrit.

“Kemi më pak se dy përqind të rezervave të naftës së botës dhe konsumojmë më shumë se 20 përqind të saj. Kjo do të thotë se vetëm shpimi për naftë nuk mund të përballojë nevojat tona afatgjata dhe për hir të planetit dhe pavaresisë energjitike, ne duhet të fillojmë tani tranzicionin drejt lendeve të pastra djegëse.”

Por deklerata e presidentit që Shtetet e Bashkuara kanë vetëm dy përqind të naftës së botës kundërshtohet nga disa njerëz të sektorit energjitik, të cilët thonë se këto te dhena janë të vjetëruara dhe nuk reflektojnë mundësinë e rezervave në zonat bregdetare që ende nuk janë studiuar. John Hofmeister është ish president i kompanisë Shell Oil dhe drejton organizatën private Qytetarët për Energji të Përballueshme. Duke folur për Zerin e Amerikës, ai tha se plani i presidentit Obama ka disa elemente të mirë.

"Çdo burim i ri është e mirë për vendin, i mirë për konsumatorët dhe për sigurinë energjitike".

Por ai thotë se nderkohë që shtimi i shpimeve në disa zona në brigjet e Atlantikut dhe Gjirit të Meksikës mund të shtojë prodhimin e naftës dhe gazit në vitet që vijnë, kufizimet në disa zona të Alaskës mund të ulin përfitimet.

Zoti Hofmeister thotë se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë të hapin edhe më shumë zona për shpimet e naftës dhe gazit ose të përballen me një të ardhme me çmime më të larta dhe varesi nga importet e huaja energjitike.

"Mendoj se amerikanët duhet të jenë të shqetësuar se ne ende nuk po i marrim seriozisht hidrokarburet. Përfundimisht, amerikanët do të paguajnë çmime më të larta për naftën që kanë blerë si rezultat i pavullnetit të qeverisë për të hapur burimet e brendëshme".

Presidenti Obama e pranon nevojën për hartimin e projekteve të naftës dhe gazit sepse vendi varet nga ato. Por ai thotë se e ardhmja janë energjitë e ripërteritëshme si era, dielli dhe biokarburet për të cilat vendet e tjera po bëjnë investime të medha.

"Në mbarë botën, vende të ndryshme po mundohen ti gjejnë anën tregut global përmes investimeve në menyra të reja për prodhimin dhe ruajtjen e energjisë. Duke filluar nga Kina dhe Gjermania, ato vende e pranojnë se ai vend që udhëheq me një ekonomi me energji të pastërt do të udhëheqë edhe ekonominë globale".

John Hofmester gjithashtu mbështet zhvillimin e burimeve të reja energjitike. Por ai thotë se qeveria po subvencionin shumë burimet alternative që janë disa dekada larg nga zhvillimi i plotë dhe nuk po i mbështesin teresisht burimet si qymyri, gazi natyror, nafta dhe energjinë berthamore që ofrojnë pjesën derrmuese të energjisë që konsumojmë tani.

"93 përqind e të gjithë energjisë që konsumojnë në Amerikë vjen nga keto tre burime, qymyr,gaz, naftë dhe centralet berthamore dhe ky 93 përqindësh e ka ndertuar kete vend derit tani. Nderkohë shpenzojmë gjithë kohën dhe pëqendrimin tonë në burimet dytesore dy përqindëshe   të tregut, që janë era, dielli dhe biokarburet. Nuk ka gjë te keqe me ketë përveçse po subvencionohet me paratë e taksapaguesve".

Kritikët e kompanive energjitike tradicionale thonë se edhe ata kanë perfituar nga subvencionet qeveritare dhe shkurtimet e taksave dhe se një ditë lëndët djegëse të ripërteritshme mund të jenë në gjendje të sjellin perfitime pa ndihmën masive qeveritare.

Po ashtu edhe  John Hofmeister e shikon kete mundësi, kryesisht nëse arrihen përparime në zhvillimin dhe infrastrukturën e energjisë diellore dhe asaj me erë në dekadat që vijnë.  Tani për tani, ai e shikon vendimin e presidentit Obama për shpimet e reja për naftë dhe gaz si një hap në drejtimin e duhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)