23 Dhjetor 2024

Strategjia e BERZH-it duhet të përjashtoj qymyrin

Prishtinë, 16 janar - Pasi që Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim po planifikon strategjinë për anëtarin më të ri, Kosoven, e cila formalisht i është bashkuar kësaj banke më 17 dhjetor,  grupi i shoqërisë civile në vend njofton bankën që duhet të përjashtoi investimet në qymyr, veprim ky që do të kishte një ndikim të madh në mbështetjen dhe ndërmarrjen e masave të duhura për eficiencën e energjisë.

Kosova aktualisht humb 37 përqind të energjisë në shpërndarje dhe transmision si dhe vlerësohet që 30 përqind humb si pasojë e përdorimit joefikas të energjisë, dhe ndërtimi i një centrali të ri të energjisë nga linjiti me 600 MW, në bazë të analizave të zhvilluara nga ish shefi i Bankës Botërore për energji të pastër Dan Kammen , del të jetë më e kushtueshme dhe krijon më pak vende të punës, krahasuar merezultatet që do ipnin masat në eficiencë të energjisë dhe ajo e ripërtëritshme.

”Ne shpresojmë që anëtarësimi i vendit tonë në BERZH do të na ndihmojë të ecim përpara në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe drejtë një të ardhme evropiane”, tha Visar Azemi nga Konsorciumi kosovar i shoqërisë civile për zhvillim të qëndrueshëm (KOSID), një organizatë ombrellë për akterët e organizatave joqeveritare në Kosovë.

“Sidoqoftë, që nga fillimi ne duam të sigurohemi që BERZH-i do të mbështesë investime të cilat i dëshiron populli i Kosoves”, vazhdon Azemi.

Indikatorët të cilat banka mund ti konsideroi për të investuar në fabriken e shtrenjtë dhe të panevojshme të thëngjillit “Kosova e re”, e bënë të domosdoshme të rikujtojmë bankën që Kosova nuk ka nevojë për më shumë qymyr.

Në vend të kësaj, përpara se të investohet në kapacitetet e reja gjeneruese, duhet ndihmë në ngritjen e efeciences së energjisë, gjegjësisht në modernizimin e rrjetit dhe instalimin e programeve termoizoluese në ndërtesa, të cilat janë dëshmuar të jenë më të lira dhe të cilat janë dëshmuar që  krijojnë më shumë vende të punës, nëse krahasohet kjo me procesin e ndërtimit të një TC të ri.

Në hhjetor, mediat Kosovare pohuan se zëdhënësi i Bankës ka theksuar që Banka është e interesuar për mundësinë e investimit në termocentralin e ri të qymyrit, që aktualisht po mbështetet Banka Botërore dhe USAID.

Projekti “Kosova e re” mbetet project actual tash e një dekad, fillimisht i menduar si project 2000 MW, i cili në atë kohë  do ta rëndiste vendin në një ndër eksportuesit kryesor të energjisë në rajon. 

Megjithatë, mungesa e investitorëve dhe rezistenca ndaj një projekti të linjitit në një vend që tashmë ka pikën më të lartë të burimeve të emisioneve te karbonit në Evropë, kanë rezultuar në ulje të  ambicieve për projekte të tilla madhore.

Madje edhe madhësia aktuale e planifikuar kërcënon ambiciet evropiane të Kosovës, pasi që kjo do të rrezikonte aftësitë e vendit për të përmbushur objektivat e saj klimatike për vitin 2020, për të cilat vendi është zotuar me nënshkrimin e Traktatit të Athinës për sektorin e energjisë.

Fillimi i kreditimit të BERZh-it në Kosovë është një mundësi për bankën që nga fillimi  të ju thotë jo projekteve kontraverse dhe ndotëse, në Ballkan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)