Stina e vjeshtës fillon me mot kryesisht të vranët dhe riga lokale shiu
Prishtinë, 22 shtator - Në parashikimin e motit për sot Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu.
Po në këtë ditë edhe zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës astronomike dhe me ketë rast do të ndodh ekuinoksi vjeshtor ku dita dhe nata do të zgjasin nga 12 orë.
Temperaturat në ditën e parë të vjeshtës do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.