Spekulimet për remontin e njësisë B2 kanë efekt negativ në vullnetin e punëtorëve
Prishtinë, 28 shtator - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se se në disa media ka pasur raportime publike të shtrembëruara mbi remontin e njësisë B-2.
Me qëllim të sqarimit të drejtë të opinionit publik KEK ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se Njësia B-2 ka realizuar remontin e rregullt vjetorë në Gusht të këtij viti.
Ky remonti është bërë me pjesëmarrjen në inspektim në punët në turbinë nga ekspertët e kompanisë General Eletric (GE). Inspektimi ka rezultuar me disa të gjetura të cilat janë eliminuar. Remonti është bërë po ashtu nën mbikëqyrjen e ekipit të GE.
KEK thekson se sigurinë e operimit të turbinës në njësinë B2, ekspertët e GE kanë rekomanduar kufizim të ngarkesës në operim, i cili pritet që të rritet pas aktivizimit të sistemit të ko-gjenerimit me 15 tetor.
"KEK e ri-thekson se spekulimet e disa mediave lidhur me remontin e njësisë B2 kanë efekt negativ në gatishmërinë dhe vullnetin e punëtorëve që bëjnë maksimumin në operimin e njësive prodhuese dhe për të siguruar energji elektrike për qytetarët e vendit, andaj kërkojmë nga të gjithë palët që të mos bien pre e këtyre spekulimeve", thekson KEK.