22 Dhjetor 2024

SPEK shqetësohet për punëtorë, letër institucioneve për përkrahje

Prishtinë, 17 mars - Sindikata e Pavarur e Energjetikes të Kosovës (SPEK) në një letër dërguar Institucioneve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me të ardhmën e Korporatës Energjetike ku parashihet edhe privatizimi i aseteve te kësaj ndërmarrje dhe me këtë rast rrezikohen të humbasin punën shumë punëtorë. Kryetari i SPEK-ut Izet Mustafa ka thënë se “Duke dashur të tërheqim vëmendjen, të kërkojmë ndihmën dhe përkrahjen tuaj, shpjegimet e domosdoshme dhe të ndihmoni  për aq sa keni mundësinë dhe kompetencën në emër të punëtorëve të KEK-ut u drejtohemi me këtë:


Thirrje për përkrahje:


Fatmir Sejdiu – President i Republikës të Kosovës
Jakup Krasniqi – Kryetar i Kuvendit të Republikës të Kosovës
Hashim Thaqi – Kryeministër i Qeverisë të Republikës të Kosovës
Ahmet Shala – Ministër i Ekonomisë dhe Financave
Justina Pula Shiroka – Ministër i MEM
Muzejene  Selmani - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
Haxhi Arifi – Kryetar i BSPK
Fadil Qitaku – Kryetar i Bordit te KEK-ut dhe
Arben Gjukaj – Drejtor Menaxhues i KEK-ut


Punëtorët e KEK-ut janë te shqetësuar lidhur me fatin e tyre dhe mundësinë që me djersen, punën dhe angazhimin e tyre të sigurojnë ekzistencën për vete dhe familjet e tyre. Marre parasysh një mori vendimesh të marra nga Qeveria e Republikës të Kosovës në mbështetje të mekanizmave të saja si MEF dhe MEM, nga Bordi Ekzekutiv dhe Drejtori Menaxhues i KEK-ut, që kanë të bëjnë me transformimin e KEK-ut bazuar në Traktatin e Komunitetit për Energjinë në Evropën Jug Lindore, Strategjinë për energjinë për periudhën 2009-2018 të hartuar nga MEM, Vendimin e Qeverise Nr 06/2005 për ristrukturim të KEK sh.a., Vendimi i Qeverisë për shthurje të KEK sh.a., Nr 04/36, 2008; Vendimi i Qeverisë mbi themelimin e Kompanisë për Shpërndarje dhe Furnizim të Energjisë Elektrike Nr 03/38 viti 2008 dhe privatizimin e saj përmes tenderit publik Nr 03/38 i viti 2008 dhe Nr 08/39 lidhur me  privatizimin e një pjese të caktuar të KEK-ut, me synimet që KEK-u në të ardhmen të jetë kompani publiko-private, marrë parasysh që në Kosovë do të  ketë ngritje të kapaciteteve të reja gjeneruese dhe ende nuk është e definuar mënyra si do të jetë ky projekt i dizajnuar me një formë partneriteti publiko-privat, marrë parasysh mungesën e informacioneve, mos bashkëpunimin me përfaqësuesit sindikal të punëtorëve, qitja në harresë të plote e të punësuarve në të gjitha dokumentet, strategjitë dhe vendimet e marra deri me tani sikur ata nuk ekzistojnë fare dhe se ata nuk duhet të dinë çka  po ndodhë për fatin e tyre dhe një mori shqetësimesh tjera kane arsyen e vet.

Përmes kësaj forme SPEK synon që këto shqetësime të ngritura në emër të punëtorëve të Korporatës  të zgjojnë kureshtjen dhe angazhimin e Juaj që ne seancën e Parlamentit të së enjtes date 18.03.2010 të trajtoni edhe këtë qeshtje bashkë me Strategjinë dhe dokumentet tjera përcjellëse që synojnë të kjartesojnë opinionin dhe institucionet bartëse të këtyre projekteve si dhe angazhimin Tuaj që tu paraprini këtyre veprimeve me krijimin e infrastrukturës ligjore të domosdoshme  për ecje në implementimin e këtyre projekteve .


Dihet qe deri me tani nuk është thënë as një fjale e vetme lidhur me fatin e punëtorëve. 


KEK-u aktualisht ka 7800 te punësuar,  ka  kuadro te dëshmuara ne te gjitha periudhat qe vendi ka kaluar, ka arritur qe te dëshmoj profesionalizëm, angazhim dhe përkushtim për aq sa i është dhënë mundësi dhe hapësire nga ata te cilët kane menaxhuar me KEK-un sipas periudhave, KEK-u ka ekspert qe vlerësohen lartë dhe lirisht mundë të krahasohen me ata të vendeve rreth nesh dhe më gjerë. Në KEK aktualisht kemi afër 800 punëtorë të cilët kanë të përfunduara studimet universitare dhe shumë prej tyre edhe ato pas universitare të cilët kane përvojë te gjate pune dhe çdo dite  japin kontributin e tyre që KEK-u ti kthehet sa më shpejtë normalitetit dhe të jetë kompani që sjell përfitime për veten dhe Shtetin e Kosovës, te japë drite pa ndërprerë për konsumatorët e vet dhe siguri për ekzistence te atyre qe kontribuojnë pa ndërprerë 24 ore ne dite. 


Do te doja qe te bëni një krahasim te gjendjes kur me KEK-un kane menaxhuar ,,alamet” kompani ndërkombëtare e konsorciume ,  konsulenca te jashtme e donacione te pa menagjuara nga KEK-u, me kohen e fundit kur në KEK kemi për fat të mirë kuadro vendore (te cilave dorën ne zemër edhe tani u ndërhyjnë ne emër te këshillëdhënjeve  dhe konsulencave dhe ate me bekimin e institucioneve tona) te cilat kane ndryshuar gjendjen për shumë shkallë në aspektin pozitiv. Kjo ne asnjë mënyrë nuk nënkupton qe ne jemi te kënaqur po ka zhvillime pozitive dhe për këtë japim vlerësim përkrahës dhe kërkojmë që të përkrahemi në formë institucionale për punën që behet.


Këtë përshkrim te numrit te te punësuarve dhe kuadrove qe KEK-u posedon e bëra me qellim te rikujtimit te opinionit dhe institucioneve te vendit qe kërkesë permanente e SPEK-ut ka qene qe KEK-u te menagjohet nga kuadrot tona e te kursehen miliona euro te dhëna kompanive te jashtme konsulente  te cilat KEK-un e kane shfrytëzuar si poligon te përshtatshëm për te krijuar lidhje biznisore me partneret e tyre nga vendet qe kane ardhur dhe nuk kane bere as lëvizjen me te vogël ne eliminimin e dobësive dhe problemeve qe KEK-u ka trashëguar nga pushtuesit serb nga periudha e masave te dhunshme e me pas edhe nga lufta qe është zhvilluar ne Kosove. Përkundrazi ata ne ikje nga KEK-u  pasqyrave financiare ju kane shtuar edhe me tepër humbjet dhe obligimet ndaj kontraktove, kane shtuar borgjet e konsumatorëve ndaj KEK-ut dhe kane zbatuar projekte te disfavorshme ne KEK-te cilat ne vende se te shtojnë efikasitetin e mire menaxhimin kane ndikuar ne uljen e imazhit te KEK-ut si ndaj konsumatorëve brenda vendit ashtu edhe jashtë  dhe ne realitet kane ulur vlerën e KEK-ut ne aspektin kapital.


SPEK nga te gjitha institucionet e vendit kërkon qe para marrjes se vendimeve qe lehte merren e pothuajse asnjëherë nuk ka mundësi te korrigjohen te bëhen analiza te mirëfillta lidhur me idenë e privatizimit te sektorëve te caktuar, lidhur me dhënien ne shfrytëzim investitorëve te jashtëm kapacitetet ekzistuese të KEK-ut në cilën do formë që ajo ndodhë ,  si kapital apo aset i Shtetit të Kosovës apo si pjesë përbërëse e projektit, ne investimet qe planifikohet te bëhen ne minierën e Sibovcit e qështje te tjera.
Ideja qe investitorit qe do te jete fitues i tenderit ndërkombëtar ti ipet TC B për ne është e gabuar. Vendimi i tille eventual drejtpërdrejte do te ndikoj ne paralizimin e punës ne pjesën tjetër te TC A kur dihen mundësitë, gjendja teknike e TC A kostoja e shpenzimeve qe ka TC A ne krahasim me TC  B për mirëmbajtje, shpenzime te thëngjillit e shumë e shumë parametra tjerë. Tek e fundit edhe me TKE është e paraparë që edhe në sektorin energjetik.


të ketë pluralizëm kurse vendimi i tillë vetëm sa do te ndërroj pronarin dhe ne këtë rast monopolin do ta merr dikush i huaj ne sektorin energjetik në Kosovë.


Po ashtu qeshtja e privatizimit te kompanisë se re distributive ( qe ende nuk është funksionalizuar) ne vete ka shume paqartësi lidhur me fatin e te punësuarve ne këto dy divizione (furnizimi & rrjeti) ne mendojmë qe shumë me e arsyeshme do te ishte qe te angazhohemi te gjithë bashkërisht qe te krijojmë mbështetjen ligjore,  mbështetjen institucionale përmes mekanizmave shtetërorë sikur janë Gjykata dhe Policia e Kosovës dhe te grumbullohen me tepër se 350 milion € te cilat aktualisht KEK-u e ka te pamundur ti inkasoj se sa te dorëzohemi para kësaj situate e te bëjmë përpjekje ti shesim përgjegjësit dhe borxhet dikujt  tjetër dhe prapë te njëjtat institucione do te jene te obliguara qe te sigurojnë mbështetjen dhe përkrahjen por tani ne interes te një kompanie private e jo vet Shtetit te Kosovës. 


Sido që të jetë SPEK kërkon që çdo vendim i marre lidhur me KEK-un  te ketë bazën ligjore përmes institucioneve te vendit, te jene ne harmoni me strategjinë dhe vendimet e marra nga institucionet e vendit dhe  këto procese te zhvillohen duke patur kujdesin e theksuar në trajtimin e te punësuarve duke ju shmangur krijimit të rasteve të reja sociale në vend të cilat edhe ashtu janë te shumta për buxhetin qe Kosova aktualisht ka.
Ne punëtorët e KEK-ut kemi patur fatin te  sprovohemi  me sfida nga me te ndryshmet te cilat nuk kane kaluar pa lënë gjurme e dëmtime shëndetësore, shpirtërore e trauma psikike duke ditur se pothuaj çdo here puna është bere nen presionin për largim nga puna ne kohen e masave te dhunshme, me presionin per shkurtimin e vendeve te punës nga menaxhuesit ndërkombëtare e me presione e shqetësime te proceseve qe tani ndodhet KEK-u e bartëse janë Institucionet qe me mund e gjak i kemi krijuar. 


Për fat te keq aktualisht kemi një numër te konsiderueshëm te punëtorëve tanë qe kane nënshkruar kontrata për pensionim te parakohshëm me KEK-un qe kane mbetur pa kurfar perkujdesi, kemi një numër te konsiderueshëm te punëtorëve te cilët pa dëshirën e tyre janë larguar nga KEK-u duke pretenduar ti regjistrojnë si sh.a. jashtë KEK-u e te cilët tani më kanë falimentuar dhe janë raste sociale dhe tani jemi të shqetësuar që këtij vargu tu bashkohen edhe pjesa tjetër e punëtorëve si pasojë e zhvillimeve në KEK.


Prishtinë
16.03.2010
Në emër të Kryesisë Ekzekutive të Sindikatës të Pavarur të Energjetikes të Kosovës – SPEK
Kryetari Izet Mustafa
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)