Spanja me prodhimtari rekorde të energjisë nga era
Madrid, 2 prill - Energjia e fituar nga erë në mars në Spanjë për herë të parë në histori ka pasur pjesëmarrjen më të madhe në prodhimtarinë e energjisë elektrike, lajmëroi Elektroekonomia spanjolle.
Perlat e erës mbuluan 21 për qind të konsumit të energjisë elektrike dhe arritën një rekord mujor me prodhimin e 4.738 gigavatëve, pesë për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thuhet në njoftim.
Me prodhimtarinë hidroenergjetike janë mbuluar 17,3 për qind e konsumit, ndërsa me energjinë diellore 2,6 për qind. Energjia bërthamore ka mbuluar 19 për qind të konsumit, ndërsa thëngjilli 12,9 për qind.
Me prodhimtarinë e energjisë së erës në mars, do të mund ta mbulonim konsumin e një vendi si Portugalia, lajmëroi shoqata e kompanive për shfrytëzimin e energjisë me erë.