22 Dhjetor 2024

Spanca dhe Qelaj kërkojnë mbrojtjen e mjedisit dhe ujrave në vend

Prishtinë, 26 qershor - Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj kanë organizuar tryezën “Ujrat e drejtë e njeriut – mbikëqyrja dhe llogaridhënia”.

Me këtë rast, Auditorja e përgjithshme është shprehur se krijimi i mjedisit të sigurt jetësor si dhe mbrojtja e tij, janë çështje vendimtare për shëndetin e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Sipas praktikave të mira evropiane, një sistem i qëndrueshëm, efikas dhe i integruar për mbrojtjen e mjedisit ekziston kur autoritetet publike bashkëpunojnë dhe koordinojnë veprimet mes veti për hartimin dhe zbatimin e çdo aktiviteti apo mase me qëllim të mbrojtjes së mjedisit."

"Praktikat e këtilla kërkojnë monitorim të vazhdueshëm të veprimeve karshi mjedisit. Monitorimi i mbrojtjes së mjedisit, rezulton me raportim të gjendjes mjedisore për ligjdhënësin dhe publikun.”, ka deklaruar znj. Spanca.

Auditorja e Përgjithshme ka shtuar se duke e ditur rëndësinë mjedisore, implikimet buxhetore të veprimeve për mbrojtjen mjedisore, ZKA-ja po thuasje cdo vit i ka ofruar Kuvendit të Kosovës dhe qytetareve informacion objektiv dhe të pavarur për disa segmente të veçanta të mbrojtjes së mjedisit siç janë; auditimi i sistemit të licencimit të gurëthyesve, trajtimi menaxhimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale, cilësia e ajrit dhe auditimi për qëndrueshmërinë e masave kombëtare për mbrojtjen e mjedisit.

Ajo ka theksuar në veçanti se sot poashtu publikohet dhe prezantohet një auditim mjaft i rëndësishëm i cili trajton sistemin e licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimin e tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra.

Nga ana tjetër Avokati i Popullit në fjalën e tij ka deklaruar se Institucioni i Avokatit të Popullit përmes raporteve të veta ka konstatuar se edhe mëtutje në Kosovë nuk janë shënuar përmirësime në mjedis dhe se gjendja në këtë fushë nuk është e mirë.

Janë identifikuar probleme me mos trajtimin e ujrave si duhet, më përdorimin e lumenjve në mënyrë të pa kontrolluar.

“E drejta për mjedis është po aq e rëndësishme sa edhe e drejta për jetë, prandaj mbrojtja e kësaj të drejte sot në botë trajtohet jo rrallëherë edhe në gjykatat e niveleve më të larta” ka theksuar Avokati i Popullit.

Në kuadër të tryezës janë paraqitur të gjetura dhe rekomandime të rëndësishme të rezultuar nga raporti i auditimit të performancës“ Sistemi i licencimit të hidrocentraveleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra” dhe të gjeturat nga Avokati i Popullit lidhur me gjendjen e ujërave në vend si dhe paraqitja e raportit me rekomandime për hidrocentralet.

Raporti i auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraveleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra” është preznatuar nga Labonit Sadiku, Udhëheqës i Ekipit të Auditimit.

Me këtë rast, Sadiku ka thënë se objektivë e këtij auditimi ishte të vlerësojmë nëse sistemi i licencimit të hidrocentraleve është menaxhuar si duhet, ofron transparencë dhe siguron mbrojtje të ujërave dhe mjedisit përmes zbatimit të kritereve për licencim nga hidrocentralet e njëkohësisht janë arritur synimet për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.

Ai ka theksuar se konkluzioni i auditimit vë në pah se pavarësisht se institucionet e audituara kanë vendosur një sistem të licencimit të hidrocentraleve i cili është funksional, megjithatë karakterisohet me mangësi të thkeksuara në zbatimin e kritereve, i cili nuk siguron shfrytëzim efikas të ujrave në vend dhe menaxhim e mbrojtje të duhur të tyre dhe të mjedisit.

Në anën tjetër, Deputet të Komisioneve Parlamentare, z. Salih Zyba, znj. Mirlinda Sadiku-Tishuku, znj. Albana Bytyqi pasi kanë përgëzuar dy institucionet për raportet e prezantuara dhe janë pajtuar më gjetjet përkatëse, kanë shprehur gatishmërinë e Kuvendit që kjo temë të trajtohet në Komisione dhe seanca plenare dhe të nxirren rekomandime për veprime konkrete.  

Ndërsa, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve publike kanë shprehur pikëpamjet e tyre se çështja e mbrojtjes se mjedisit duhet të jetë prioritet i veçanet për institucionet publike dhe palët tjera të përfshira.

Në këtë tryezë morën pjesë zyrtarë të lartë shtetëror, përfaqëqsues të organizatave të shoqërisë civile dhe avokues të mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së mjedisit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)